I nxehti, 4500 persona i janë drejtuar urgjencës në QSUT
Në këto ditë të nxehta vere, kur termomenti ka shënruar mbi 40 gradë, 4500 persona kryesisht ata që vuajnë nga sëmundje kronike i janë drejtuar shërbimit të urgjencës në QSUT.
Shefi i sektorit të sëmundjeve epidemiologjike dhe sëmundjeve kronike në ISHP Alban Ylli thotë se është e vërtetueshme nga ana klinike që rritja e temperautave shton sëmundshmërinë deri në 3%.
“Është parë që aritmitë rriten në ditët me temperatura të larta”
Mos neglizhoni këto simptoma.
“Dhimbja në muskujt e këmbëvë tek një person që po ecën në temperatura të larta duhet të jenë shenja alarmi. Menjëherë të ndërpresë aktivitetin fizik. Lëkura shumë e thatë tek një person që shpreh shenja të humbjes së koshiencës.
Ka persona që janë më të rrezikuar në këtë periudhë, veçanërisht ata që kanë sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët.
Sëmundshmëria është edhe koso për buxhetin e familjes dhe të shtetit.
Mos qëndroni vetëm në zonat bregdetare për të bërë pushimet verore, mjekët apelojnë që të zgjidhni sa më shumë është e mundur turizimin malor dhe zonat rurale.