I nxehti të streson dhe nervozon, strategjitë për të ruajtur qetësinë

Është një eksperiencë e zakonshme: kur bën shumë nxehtë jemi më nervoz, egocentrik dhe grindavecë

Qytetet ndizen dhe shpërthejnë për të mos mbaruar, shpesh edhe për motive të parëndësishme. Por si vallë ndodh kjo? E si mund t’i heqim këto për një jetesë të mirë dhe qetësinë e të gjithëve. Ndërkaq, natyrisht duhet të shmangen vendet shumë të nxehta, ka disa strategji për t’i shmangur e për të mbrojtur paqen, tonën dhe të personave që kemi afër.

Duke pasur studimet shkencore në dorë, tashmë e dimë mirë që temperaturat e larta e vënë organizmin tonë nën stres: ndjesia e rraskapitjes, zagushisë dhe madje ndjesia e irritimit të vazhdueshëm që kemi në ditët veçanërisht shumë të nxehta, janë pikërisht sinjalet e alarmit që organizmi jonë shpreh çrregullimet e tij.

Mes organeve veçanërisht të përfshira në këtë situatë është truri që e shpreh stresin e tij me shqetësime si apatia, pagjumësi, depresion, mungesë përqendrimi dhe më në fund humor të keq. Një studim i fundit, i publikuar në revistën “European Journal of Social Psicology”, ka treguar që kur bën shumë nxehtë, bëhemi më pak optimist në lidhje me të ardhmen tonë.

Siç shpjegon presidenti i Asamensanos, profesor Giuseppe Alfredo Ianoccari, studiuesit kanë arritur në këtë përfundim duke vërejtur sjelljen e një grupi vullnetarësh, në punë në një ambjent shumë të nxehtë. Në këto kushte të vështira, operatorët janë treguar më pak të disponueshëm, në një masë më të vogël se gjysma e normales, përkundrejt klientëve dhe kërkesave të tyre.

Natyrisht, zgjidhja e problemit nuk është e thjeshtë, pasi që në shumë raste nuk mund të rrimë të presim të qetë freskinë e vjeshtës. Masat e para që duhet të vihen në veprim janë natyrisht të gjithë ato procedura që sjellin freski nga zagushia, si për shembull I të hidratohesh, të veshësh rroba të përshtatshme dhe përdorësh ajër të kondicionuar. Por duhet të jemi të vetëdijshëm për problemin, veçanërisht në qoftë se duhet të kujdesimi për personat e tjerë, si për fëmijët tonë, për personat e moshuar dhe subjektet që kanë nevojë për përkujdesje. Ka në të vërtetë disa strategji, mes të cilave disa klasike “të mësuara nga gjyshja” e kështu mund t’ia dalim ta organizojmë ditën në mënyrë të përshtatshme dhe mos të ndjejmë shumë lodhje nga stresi i vapës.

Zgjohuni me dritë: mëngjesi, sidomos ai veror, ka ar në gojë: të zgjohesh pak më herët është më e lehtë falë dritës natyrale. Më mirë të shfrytëzosh orët e para të mëngjesit, kur temperatura është më e durueshme për aktivitete sepse në qoftë se i lë në fund të ditës, kanë një peshë të padurueshme si për shembull të rregullosh shtëpinë dhe të merresh me sport.

Përdor shtesat: kërkoji këshillë farmacistit tënd ose në një dyqan herbalist dhe zgjidh një shtesë me bazë magnezi, kalium dhe kripëra të tjera minerale. Do të të ndihmojë të luftosh rraskapitjen, të ekuilibrosh humorin dhe të lehtësosh dhimbjen e kokës.

Bëj një jetë të shëndetshme: përpiqu të mos shkosh në krevat shumë vonë, mos pi alkool para se të flesh dhe ushqimet përdori të ekuilibruara. Përpiqu të limitosh konsumimin e ushqimeve me sheqer: kokrrat e sheqerit, në fakt shkaktojnë një rritje të nivelit të insulinës, përgjegjës nga ana e tij për një rënie të mëvonshme të sheqerit, shkak i humorit të keq dhe acarimit. Më mirë të vraposh pas një snack ose fruta si për shembull një banane, të pasura me kalium, ose në qoftë se ke tensionin e ulët, pak lëngje.

Sport në ujë: përveç palestrës, provo të bësh aktivitet fizik në pishinë. Përveç notit mund të provosh gjimnastikë uji, hidro-bike dhe mijëra mënyra të tjera disiplina “në ujë” që tashmë propozohen në të gjitha strukturat sportive: do të mbushesh me energji dhe me humor të mirë pa u djersitur.

Përpiqu të pushosh: merr kohën që ke nevojë. Planifiko me kujdes punën në zyrë dhe ne shtëpi në mënyrë që t’i kushtosh fizikut tënd kohën që ke nevojë. Dhe kujto: duhet të bësh durim për disa ditë, tashmë është pothuajse koha për pushime.

SHKARKO APP