I propozoi të dashurës martesë, injorohet para të gjithëve
Assel Nurmukhambetova nga Skocia ka qenë duke u diplomuar, kur i dashuri i saj shfaqet para të gjithëve duke i propozuar martesë dhe ajo e injoroi para të gjithëve.
Reagimi i saj nuk ishte ai që të gjithë prisnim.
Ajo qëndroi e ngurtë dhe nuk foli asnjë fjalë, vetëm pranoi unazën, mori lulet dhe u largua pa i dhënë asnjë përqafim apo puthje të dashurit.
“Me krenari dhe dashuri, unë po të pyes: A do të martohesh me mua?” – tha Ibragim Tashim dhe u vendosi unazën në dorën e gabuar.
Nuk dihet arsyeja përse vajza ishte aq e qetë dhe nuk dha asnjë shenjë gëzimi në fytyrën e saj.
/oranews