I ranë flokët kur ishte 18 vjeç, sot duket si Rapunzeli
Një vajzë që vuante nga sëmundja e alopecisë që shkakton rënien e flokëve ka surprizuar pjesën më të madhe të njerëzve me transformimin e saj. Anastasya Sidorova ka flokë aq të shëndetshëm dhe të gjatë, sa i kanë vënë nofkën “Rapunzeli i jetës reale”. Modelja ruse vuante nga rënia e flokëve deri në moshën 18 vjec, por tani i ka aq të dendur sa merr pjesë në reklama për kompani shamposh si Pantene. Ekzistojnë lloje të ndryshme të alopecisë, por Sidorova u diagnostikua me alopeci androgjenetike si adoleshente. Kjo do të thotë se flokët i binin në sasi të mëdha. Sipas dermatologëve britanikë, kjo sëmundje është më e shpeshtë te 50% e meshkujve pas moshës 50 vjeç dhe rreth 50% e femrave pas moshës 65 vjeç, por ndodh rrallë të adoleshentët si pasojë trashëgimie, apo stresi. Sidorova ka vërtetuar se alopecia është sëmundje e kurueshme, pasi një vizitë te trikologia bëri që ajo të fitojë vetëbesimin për të bërë trajtime. Në faqen e saj në Instagram, ajo sugjeron se flokët duhen tharë me ajër 60%, ndërsa nuk duhen përdorur pajisjet për t’i drejtuar që të qëndrojnë të shëndetshëm. Tashmë, 23-vjeçarja ka vendosur që të trajnohet për t’u bërë trikologe që të shpëtojë shumë njerëz nga rënia e flokëve.