I shpëton mrekullisht peshkaqenit të bardhë 3 metra

Ky është momenti tmerrues kur një zhytës e gjeti veten të zënë në kurth brenda një kafazi të vogël me një peshkaqen të bardhë.

Pamjet e pabesueshme besohet të jenë filmuar në një prej gjireve të Kalifornisë, me peshkaqenin që u fut në kafaz dhe mund të bënte copash zhytësin.

Në klip duket peshkaqeni i madh që del në sipërfaqe , në momentin që zhytësi përpiqet të bëjë disa foto.

Megjithatë peshkaqeni 3 metra i gjatë përfundoi në anën tjetër të hekurave, duke mundësuar që ai të gjente një rrugë arratisjeje.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar dhe zhytësi dha sinjalin “OK” për të lajmëruar të tjerët që është mirë.

SHKARKO APP