I thyhet zemra, qeni ‘vdes nga dashuria’
Një qen ka ngordhur pasi ‘iu thye zemra, kur u braktis në një aeroport nga pronari i saj.
Historia e qenit, të gjinisë femër, ‘vdiq nga dashuria’ nisi në aeroportin Bucaramanga në Kolumbi.
‘Nube Viajera’, që përkthehet ‘Reja endacake’ u la në terminal nga pronari për më shumë se 4 javë.
Veterinerët etiketuan shkakun e ngordhjes së saj depresionin.
Pasi u braktis nga pronari, qeni e ka kërkuar atë gjatë gjithë muajit në aeroport. Udhëtarët e kanë parë nëpër salla duke e kërkuar dhe kjo gjendje pritjeje ka përkeqësuar shëndetin e saj, deri sa ajo filloi të mos ushqehej më.
Pavarësisht mjekimeve nga veterinerët shëndeti i saj u përkeqësua dhe ra në depresion përpara se të ngordhte.
/Ora News.tv/