I vihet zjarri një makine në Vlorë, Policia: E qëllimshme

Më datë 20.12.2017, rreth orës 1:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme një ”Benz”, në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP