Ia hodhi vdekjes 7 herë dhe në fund fitoi lotarinë

Mund të konsiderohet pa frikë njeriu më me fat në botë. Historia e tij është aq e pabesueshme, saqë të duket si një film fiksion.

Megjithatë, të gjitha janë ngjarje që i kanë ndodhur gjatë jetës kroatit Frane Selak, i cili ia ka hedhur vdekjes plot 7 herë.

Ai i ka mbijetuar rrëzimit të një treni në lumë, një incidenti në avion, një aksidenti me autobus, disa përplasjeve me makinë dhe disa shpërthimeve. Pas të gjitha këtyre, ai ka fituar edhe lotarinë.

1962 – një tren doli nga rruga dh era në lumë. 17 udhëtarë vdiqën. Selak mbijetoi.

1963 – një avion ra duke shkaktuar vdekjen e 19 personave. Selak u nxor jashtë fatmirësisht nga dera që nuk funksiononte mirë dhe ra mbi një grumbull kashte.

1966 – autobusi del nga rruga, vdesin 4 pasagjerë. Selak mbijeton.

1970 – makina i merr flakë por ai ia del të largohet para se të shpërthejë

1973 – makina i merr flakë sërish dhe ai sërish mbijeton

1995 – përplaset nga një autobus. Mbijeton sërish

1996 – humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, fluturon në majë të një peme ndërsa mjeti gjendet rreth 200 metra nga rruga.

2003 – fiton 1 milion dollarë në lotari

2010 – u dhuron familjes dhe miqve paratë e lotarisë

SHKARKO APP