Ibra fyen gjyqtarët dhe Francën, rrezikohet të ndëshkohet

Sulmuesi i PSG reagoi ashpër ndaj gjyqtarit në përfundim të sfidës me Bordeaux, të cilën kampionët e Francës e humbën me rezultatin 3-2. Edhe pse arriti të shënonte 2 gola në këtë transfertë, 33-vjeçari që ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e mesjavës e vlefshme për Champions ndaj Chelsea, nuk i përmbajti nervat, duke e quajtur gjyqtarin të paaftë dhe se PSG nuk e meriton të luajë në Francë. Fjalët e Zlatan të regjistruara nga kamerat e një televizioni francez kanë shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik.  Disa orë pas këtij episodi, futbollisti i kombëtares suedeze është nxituar të justifikohet në rrjetet sociale, ku ka shkruar se komentet e tij nuk janë kundër Francës apo popullit francez. Ibra kujtoi se reagimi i tij i papërmbajtur kishte ardhur pas një vendimi jashtë rregullave të gjyqtarit.  Gjithsesi pamjet shokuese do të merren si prove edhe nga Federata Franceze e Futbollit, që nëpërmjet komisioneve të saj juridike mund ta dënojnë rëndë sulmuesin suedez të  Paris Saint Germmain, që më këtë sjellje të tij ka nxitur një fushatë sensibilizuese nëpërmjet së cilës synohet largimi i tij nga Franca.

SHKARKO APP