Idrizi krah biznesit: Ligji i Dhomave të Tregtisë të rregullohet

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, aleat në qeverisje ka përkrahur shoqatat e biznesit për mosmiratimin e Ligjit për Dhomat e Tregtisë i cili parashikon parashikon anëtarësim të detyruar të biznesit në vend. Idrizi e ka cilësuar qendrimin e qeverisë etatist dhe të gabuar, duke kërkuar të rregullohet menjëherë.

Në vokacionin e partisë tonë është fokusi tek dëgjimi dhe përkrahaj e bzinesit në Shqipëri si i vetmi promotor zhvillues. Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar duhet të iki nga pozicioni etatist, pro në radhë të parë duhet të jetë në konsultë me bzinesin shqiptar”, tha ai.

Shoqata e bankave argumenton se ligji mbi Dhomat e Tregtis është i papranueshem pasi shkel të drejtat e biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezulton antikushtetues, pra ai shkel një të drejtë themelore, të drejtën e çdo biznesi për tu organizuar në mënyrë vullnetare. Nga pikëpamja praktike është jo i domosdoshëm dhe jo eficent. Në këto 25 vite në kemi provuar eksperienca nga më të ndryshmet”, tha Spiro Brumbulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i Dhomave të Tregtisë, që kundërshtohet nga 18 shoqata Biznesi, është kthyer nga presidenti Nishani për ridiskutim ndërsa pritet të kalojë shumë shpejt në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?