Idrizi thirrje Dashamir Tahirit: Eja në shtëpinë tënde se s’të ka hije, hiq dorë nga Dule

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sulmoi publikisht nga Vlora kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dulen si dhe kandidatin për deputet, i pesti në listën e PD-së, Dashamir Tahirin.

Idrizi e cilësoi Dulen si ‘zëdhënës të Agimit të Artë’, ndërsa ironizoi edhe Tahirin, duke shtuar se ai në këto zgjedhje se do dalë i humbur. Mes të tjerash kreu i PDIU-së i bëri thirrje Tahirit që të heq dorë nga gara, pasi do jetë më i nderuar.

“Vangjel Dule zëdhënësi i agimit të artë. I cili kur deputetët në Kuvend ngriheshin në këmbë, ai denjonte që të ngrihen. Unë i bëj thirrje Dashamirit që të vijë në shtëpinë e vet se nuk i ka hije. Nuk del i pesti në PD. Për ke do i kërkoj votat për Dule çamin?Atyre që e kanë bërë këtë listë, t’ju vijë turp. Ik nga ajo listë Dashamir Tahiri, se do jesh i nderuar, nga ne dhe nga gjithë çamët”, tha Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?