Ikën Llalla, zbulohet si do zgjidhet kryeprokurori i ri. Ja dokumenti

Ndërsa kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, dhe do të duhet të lërë detyrën OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do të veprohet në rastin konkret, kur përgjegjës për emërimin e tij është KLP-ja, e cila nuk është krijuar ende.

News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar ekskuzivisht dokumentin me sugjerimet konkrete të dy institucioneve të rëndësishme për mënyrën se si duhet të veprohet.

Sipas tyre, ekziston një dispozitë e qartë që vendin e Llallës ta zërë një prokuror i përkohshëm që zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Për zgjidhjen e tij në Kuvend do t^ duhet të jenë gjysma e deputetëve.

Sakaq, në dokument thuhet se mandatin e kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”,- theksohet qartë në rekomandimet e OPDAT dhe EURALIUS.
dokumenti 31

dokumenti 34

dokumenti32

dokumenti 54

dokumenti54

/Balkanweb

SHKARKO APP