Ilir Kulla dhe rakia e shoqëruesit të Fatos Nano
Presidenti i Republikës Ilir Meta është fotografuar sot me pistoletë në dorë pak minuta pas përfundimit të Asamblesë të Partisë Socialiste.
Fotot janë bërë publike nga miku i tij, njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka publikuar në “Facebook” pamje nga një poligon qitje ku Presidenti i Republikës duket me pistoletë në dorë duke bërë qitje.
Por këto fotografi kanë shkaktuar irritimin e ish-badigardit të Fatos Nanos, Viktor Agollit, i cili ka komentuar në postimin e Ilir Kullës.
“O Ilir Kulla pa dashje dua të “ofendoj” po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë “qir.. ” thurnit plane për “eliminim” të shqiptarit me intelektual të pas ’90, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dëngla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonjë detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla”,-shkruan Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e tij e shkurtër por tepër ironike:
“Lere rakinë Tori”.