Ilir Meta konferencë të jashtëzakonshme, pas takimit me Idrizin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili së bashku me kreun e Kuvendit, Ilir Meta mësohet se kanë pritur në një takim kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre por besohet se temë e diskutimit mbetet 25 qershori. Idrizi pasi ka qëndruar për disa minuta në selinë e LSI-së është larguar më pas, ndërsa në selinë e LSI-së kanë vazhduar të rrinë, Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Por pas këtij takimi do të ketë edhe një deklaratë për mediat. “Ilir Meta në 11:15 LIVE nga #LSI”, shkruan në Facebook, këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi.

SHKARKO APP