Ilir Meta niset drejt Fierit për të vizituar maturantin e plagosur në Zharrëz.
Incidenti i ndodhur sot në Fier, ku një anëtar i LSI-së u dhunua në mënyrë barbare me hekur dhe lopata vetëm pse deklaronte se do votonte për LSI-së ka ndezur tensionet e fushatës elektorale.
Në disa deklarata për mediat, LSI ka dënuar aktin dhe ka kërkuar dënimin e autorëve. Ndërkohë në takimin e zhvilluar në Fushë-Krujë, kreu i Kuvendit akuzoi direkt Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin si frymëzuesin e kësaj dhune barbare.
Pas takimit në Fushë-Krujë, Ilir Meta u nis drejt Fierit për të vizituar maturantin e plagosur në Zharrëz.
Më herët, kreu i LSI-së Petrit Vasili kërkoi arrestimin e autorit. “Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të Partisë Socialiste. Autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin, të distancohet nga kriminelët. Partia Socialiste e Fierit ka përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”,-ka deklaruar Vasili.