Ilir Meta: Nuk dekretoj asnjë qeveri që guxon të prekë votat (VIDEO)

Nga selia e LSI-së në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, dha një mesazh të qartë. Meta paralajmëroi cilindo që mund të vërë dorë mbi votën e lirë, se s’do ketë dekret për qeverine e re dhe se dekreti do të vijë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor.

“Unë po paralajmëroj dhe lajmëroj cilindo që mund të vërë dorë siç po punohët mbi votën e lirë, s’do ketë dekret as për kryeministër as për minisitër. Dekretet do vijnë vetëm nga një proces i ndershëm, para se të vijmë të dekrteti kemi ca punë të tjera në 15 qershor në darkë dhe në 26 në mëngjes”.

Ish-kreu i LSI-së ashpërsoi tonet ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke e akuzuar si një nga figurat që po përdoret nga trafikantët e drogës. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se i ka çuar një mesazh kryeministrit Rama, duke i kërkuar që Haki Çako “të mos përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze”.

Duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe e paparë, Meta ka deklaruar se këtë të gjithë do ta shohin në 25 qershor. “Për sa i takon Lulit të gjithë e kuptoni se unë nuk e ndihmoj dot pasi ai eshte ne garë të dëshpëruar me PDIU për vendin e tretë, është i treti në Dibër, i katërti apo i pesti në Elbasan, rrezikon të ngelet përfundimisht i 4 në shumë qarqe të vendit”- tha Meta.

“Kam kënaqësinë e veçantë t’u drejtohem qytetarëve që t’u drejtohemi të gjithëve më 15 qershor në sheshin Nënë Tereza për t’i dhënë mbështetjen tonë të fuqishme, ekipit më të mirë që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti dhe gjithë qarku i Tiranës për t’u përfaqësuar në parlamentin e Shqipërisë. Pra, listës së LSI për qarkun e Tiranës. Ka ardhur momenti që e gjithë Shqipëria t’i thotë Po, alternativës së rinisë, shpresës së madhe për të ndryshuar njëherë e mirë politikën e zhgënjimit dhe imoralitetit, për të sjellë në parlament jo njerëz me rekorde kriminale dhe as biznesmenë që rrinë për tu përfaqësuar por njerëz me integritet që do të jenë zëri i problemeve të të rinjve dhe i çdo familjeje dhe njëkohësisht fuqia e ndryshimeve dhe garancisë për drejtimin e ri që do të marrë Shqipëria më 15 qershor”.

Pyetjet nga gazetarët

Ka pasur intensifikim të akuzave ndaj LSI-së dhe një retorikë të ngjashme të Ramës e Bashës, ju kë do preferonit bakllavanë apo sheqerparen dhe ku është pozicionuar LSI, do marrë më pjesë në tepsi?

LSI ka vetëm një garë me shtetin që po keqpërdor për fat të keq ish-bashkëkryetari im për vendin e parë dhe LSI do e fitojë. Është forcë e parë, e paparë. Për sa i takon Lulit ju të gjihtë e kuptoni që nuk e ndihmoj dot për këtë garë që ka nisur me PDIU-në për vendin e tretë.

A po paralajmëroni që s’do dekretoni një qeveri të ardhshme?

Unë po paralajmëroj dhe lajmëroj cilindo që mund të vërë dorë siç po punohët mbi votën e lirë, s’do ketë dekret as për kryeministër as për minisitër. Dekretet do vijnë vetëm nga një proces i ndershëm, para se të vijmë të dekrteti kemi ca punë të tjera në 15 qershor në darkë dhe në 26 në mëngjes.

vijon

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1598645033482082/

SHKARKO APP