Ilir Rusmajli kushdërshton GJK: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta
Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmajli kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.
Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmajli tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit.
“Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në 1 tetor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Ju e shihni veten kompetentë për të vendosur për dekretin, për shkak se e shihni të lidhur me çështjen. Për ne është e rëndësishme që ju nuk thatë sot që nuk është akt administrativ, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Ju e shihni të lidhur, është e drejta juaj. Ne shohim disa probleme të vogla që ndoshta nesër mund t’ju shqetësojnë edhe ju”, tha Rusmali.
“Ju do merrni një vendim në raport me dekretin dhe do përballeni me faktin se nuk është çështje e lidhur, pra bie vendimi i parë, bie dhe i dyti. Po vendosni fatin e një akti administrativ, kur kushtetuta nuk ua lejon këtë. Kushtetuta autorizon gjykatën të shqyrtojë aktin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore në rastet kur kryen shkelje të kushtetutës.
Çfarë do ndodhte nëse Presidenti do thoshte “nuk e marr për bazë vendimin e Qeverisë”? A nuk do t’i bënte atentat në zemër shtetit ligjor? Presidenti është i detyruar të zbatojë ligjin, sa kohë që ligji është në fuqi. Ose mund të provokojë Kushtetuesen me një kërkesë. Nuk ka asnjë mundësi të shpikim sot një procedurë të re”, vijoi më tej Rusmajli.
KOHA JONË SONDAZH

