Imami saudit: Femrave s’u lejohet të kenë patentë, nuk kanë tru
Seid Elhajeri, është doktor i shkencave Islame i cili ka ngjallur reagime të ashpra pas deklaratës së tij në lidhje me moslejimin e femrës që të ngasë makinën dhe të ketë patentë. Ai mbron qëndrimin se femra nuk lejohet të ngasë makinën sepse truri i saj nuk është funksional. “Një njeri që nuk ka tru, si mund t’i lejohet të ketë patentë shoferi dhe të ngasë veturë”, u shpreh ai. Autoritetet saudiane e konsideruan këtë si fyerje ndaj femrës dhe urdhëruan arrestimin e këtij “alimi”.