Imazhi i Melania Trump përdoret si reklamë në Kroaci

Një imazh i Zonjës së Parë të Amerikës Melania Trump, është vendosur në një poster në  Zagreb të  Kroacisë. Imazhi i saj është përdorur për të promovuar një shkollë lokale duke ofruar mësime në gjuhën angleze. Shkolla e gjuhës kroate lançoi posterin ku është imazhi i Zonjës së Parë Melania Trump me slloganin: “Vetëm imagjinoni se sa larg mund të shkoni me pak anglisht”. Fushata nisi nga Instituti Amerikan, një qendër për promovimin e kulturës amerikane në kryeqytetin kroat.

SHKARKO APP