Imazhi i Shqipërisë ose të vdesësh për tu dukur

Nga Ilir Levonja/Brënda disa ditëve në studiot televizive shqiptare u arrit në një përfundim. Dasma mbretërore ia rriti Imazhin Sqhipërisë në Perëndim!
Nuk kam asgjë me dasmën. Çiftit jetë e mirësi. Në mbretërinë e tyre që qoftë dashuri e pakufijshme puthjesh. Në fund të fundit gjithkush ka të drejtën e vetë të shpenzojë e të ftojë. Sa të dojë. E të llogarisë se sa do hedhi. Se sa do i hedhin etj. Megjithëse ka aty midis edhe ngrefje supesh për dhurata të çmuara. Që ne shqiptarët vdesim t’i përmendim për tu mburrur. Aq sa çvdesim për t’i përgojuar kur nuk na kthehet resto. Edhe pse nga ana tjetër vdesim të themi atë fjalën e urtë. Bëje të mirën dhe hidhe në lum.
Por nejse. Me gjithë dritë hijet, me gjithë qejf mbetjet apo luftën e ashpër politike. Deri vrasjet me atentate. Ashtu sikundër edhe sot. Mbretëria e Ahmet Zogut nuk është mundur akoma. Në drejtim të shtetit dhe pasaportës së qytetarit shqiptar. Kundrejt atyre në vendet e Europës dhe më tutje. Kurse monedha as që çohet nëpër mend. Sidomos pas atyre dedikimeve me lekë të reja apo të vjetra.
Prapë një krye letër pavlerë mbeti.
Tjetër ishte në kohën e mbretërisë.
Nuk e di se si mund të rregullohet imazhi i Shqipërisë. Duke demonstruar pamje të një dasme. Ndërkohë që pavarsisht lajmit.
Si një detyrë modeste e shtypit përreth mesdheut. Ekzistojnë paralele fashikujsh të tërë memorie. Ku e vërteta është një lloj ironie tipike e jona. Ose një përpjekje sipërfaqësore. Nga ato të zakonshmet tashmë. Të kostumeve plot sharm vrasjesh dhe surgjynizmi kundërshtarësh politikë. Duke filluar pikë së pari, me godinën. Apo vendin ku u mbajt ceremonia. Një pallat i filluar me donacionet italiane. Ashtu si shumë institucione tona. Qofshin këto të shtetit apo të kultit. Asnjëherë me paratë tona. Që ende i papërfunduar u grabit nga reformat e vëllavrasjes. Dhe diktatura e luftës së klasave.
Një mbretëri e degdisur deri në thepin e kontinentit afrikan.
Shpërbërje varresh. Janë bëmat tona. Të etërve dhe bijëve që ishin shtruar.
Një mbretëri e demaskuar për dyzetë e kusur vitesh. Aq sa çdo shqiptar i këtyre brezave. Nocionin satrap e ka si jastëk tek koka.
Një mbretëri e dëshiruar të kthehej. Por që e lënë në mëshirë të fatit dyerve të doganave. Për arsyet mediokre të admistratës së Shqipërisë post komuniste. Por edhe vullnetit politik të kohës. I cili i druhej si dreqi të ardhmes politike. Kjo për shkak të disa syresh. Nga mendësia e nomeklaturës. Të gjithë vinin nga një mitër. Dhe ndofta për herë të parë në historinë e shtetit të ri demokratik.
Klasat e prodhuara janë ish të përmbysurit që nuk duan asgjë tjetër. Veç të ikin nga kolonia ndëshkimore. Dhe Intelektuali i prodhuar nga fryma revolucionare. Por që vdes të pasurohet, t’i ngjaj armikut. Edhe pse e demaskon, e syrgjynos, e vret atë me shumicë të përditshme.
Ata e këta ishin aty bashkë. Sofruar. Si një formë propogande e re. Në një farë mënyre dasma duket si një paqje e madhe. Por plotësisht e rreme. Mjafton të kujtosh referendumin e prillit 1997. Mbi formën e regjimit. Një lloj strategjie kallpe. E gjoja bërjes së qejfit dhe hedhja e hirit sy Europës. Por që jo rastësisht përkoi në prill. Prilli njihet si muaji i tradhtisë së madhe të Ahmet Zogut. Si muaji i pushtimit të vendit. Klasa e atërshme. Intelektualët e frymës revolucionare. Djemtë e së njëjtës mitër. U bënë më aleatë se kurrë.
Mbretëria dhe Leka i parë i vunë përpara. Ndaj vërsulën me shumicë firmëtarë. Nga ata të zakonshimit tashmë. Të natës. Si e si të ndreqnin qorratisjen. Po mbretëria fitoi.
Po ja këta ishin aty. Këta pa përjashtim. E si mudet atëhere t’i rregullohet imazhi i Shqipërisë.? Kur në të njëjtën kohë, ceremonisë nuk i shpëtuan as statujat e udhëheqësve të proletariatit. Krahas çiftit dhe markave Roll Roys, Bentley etj? Si kështu?
Atyre që kanë pushtuar territore pafund të komunikimit me popullin. U duhet thënë se…, ose me dëshirë. Ose me padije. Ose të mbushur mendje nga tradita vrastare. E intelektualit të frymës revolucionare. Imazhin Shqipërisë ia rrisin. (Për mirë kjo.) Për së pari, vet ata shqiptarë që jetojnë e punojnë botës. Ata janë ambasadorët reale të vendit tonë. Ata që punojnë fortë. Që kanë imazhin e gjallë të njeriut të besës. Dhe që përpiqen të tresin firo nga vendi amë. Në lidhje me krimin. Korrupsionin në administratë. Që priren të tresin firot me pllaja dhe gomone droge nga Albanistani. Po ashtu kartelet e shqiptarëve të pandershëm që atashohen pranë grupimeve mafioze. Sidomos në tregtinë e mishit të gjallë.
Këta janë imazh, rregulluesit e Shqipërisë.
Që sado ua pisanjos dhe politika e shtetarëve të tyre. Prapë bota me Shqipërinë komunikon përmes këtyre.
Shteti tek ne ka qënë gjithmonë në diskordancë me shtetarët. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet etja e madhe për tu larguar nga vendi. Kjo është e dhimbshme. Megjithatë e vërteta jonë.
Për së dyti imazhi i Shqipërisë, q[ ofroni ju. Këtej në botë është i tillë. Në Shqipëri ndryshe ndodh, ndryshe veprohet, ndryshe konkludohet. Dhe ky nuk është qëllim i arritur. Veçse një shtim dozash mburrjesh të kota. Duke i hapur front të gjerë punë, atyre që mbajnë në supe imazhin e vertetë të Shqipërisë.
Jemi të varfër djema. Të varfër…

SHKARKO APP