Import-Eksportet, shënojnë zbritje në krahasim me muajin qeroshor

Eksportet kanë shënuar sërisht zbritje për muajin korrik. Sipas të dhënave të instat, dërgesat e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera ka rënë me 0.9 për qind në krahasim me muajin qershor dhe me 0.6 për qind krahasim me një vit më parë. Por ulje ka shënuar sërisht dhe importet me 4.3 për qind krahasim me qershorin.

Efekti i uljes së importeve duket se ka dhënë rezultat dhe në uljen e deficcitit buxhetor i cili ka rënë me 6.9 për qind

Rënia vjetore e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Prodhime druri dhe letre” me -0,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,1 pikë përqindje

Rënia vjetore e importeve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”  dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre”. Rritje kanë pasur “Tekstile dhe këpucë”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”  dhe “Ushqim, pije, duhan”

Sërish Kosova vazhdon të mos pëlqejë prodhimet shqiptare, ku eksportet janë ulur me 20.3 për qind.  Po ashtu janë ulur eksportet me gjermaninë dhe me maltën. Nga ana tjetër Kina shënon suriprizën. Eksportet e mallrave shqiptare drejt këtij shteti janë rritur me 36 për qind.  Rritje është shënuar dhe me mallrat e dërguara në Itali dhe Greqia. Për sa i përket importeve  rritje ka shënuar Greqia, Kina dhe Gjermania. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë  ItaliaTurqia dhe Serbia

SHKARKO APP