Imzot Dodaj: Krishtlindja të shërbejë si zgjim i ndërgjegjes, të rinjtë të mos shihen thjesht si numra

Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ndërsa përcolli mesazh urimi me afrimin e Krishtlindjes, e vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar për të rinjtë. Imzot Dodaj u shpreh gjatë një interviste televizive, kërkoi që të rinjtë të mos shihen thjesht si numra, por t’u jepet kohë dhe hapësirë, duke filluar edhe nga institucionet shtetërore.

“Jetojmë me shumë ndërtesa, por pa jetë. Sot nuk mjafton të ndërtohen shkolla të reja, po nuk ndërtohen formues të rinj, edukatorë të rinj, sepse kultura e frikës i kthen në indiferencë ata që kanë përgjegjësi të edukojnë. Duke filluar nga institucionet e larta shtetërore, kush i ka përzemër të rinjtë? Të rinjtë shpesh herë janë numra që mund të shërbejnë në një moment të posaçëm, por pastaj në jetën e tyre të përditshme kush u jep kohë të rinjve?”, tha Imzot Arjan Dodaj.

Imzot Dodaj, u ndal edhe te simbolika e Krishtlindjeve, duke nënvizuar se ky është një moment shpirtëror për të gjithë dhe një zgjim i ndërgjegjes. ”Krishtlindja është jo Zoti lart, por Zoti midis nesh. Zoti rilind midis nesh sepse njerëzit rilindin në jetë, e të kuptojnë që ndërsa ecin pa Zotin, fatkeqësisht janë të komatizuar. Rilindja e Krishtit midis nesh, në misterin e Krishtlindjes, është zgjimi i ndërgjegjes së komatizuar. E kush më bukur se një fëmijë i ëmbël, fëmija Jezus, fëmija Zot, me përkëdhelje, me dashuri, pa imponim, mund ta bëjë për secilin prej nesh?”, tha Imzot Dodaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, ndau njëherësh edhe një mesazh për të gjithë besimtarët, në vigjilje të Krishtlindjeve. Imzot Dodaj, nënvizoi se vendi ynë duhet ta kapërcejë polarizimin dhe të ketë më shumë mirëqenie shpirtërore, ekonomike dhe sociale për të gjithë. Në 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen një prej festave më të rëndësishme të kalendarit kristian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?