Inaugurimi i sheshit ‘Skëndërbej’, Basha sulmon Ramën: Shfaqja me fishekzjarrë kushtoi mijëra euro
Nga Libofsha e Fierit, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral me banorët e zonës, kryetari i Partisë Demokratike sulmoi rivalin e tij politik, Edi Ramën për organizimin e djeshëm me rastin e inaugurimit të sheshit ‘Skëndërbej’. Sipas Bashës, bazuar tek opinioni i ekspertëve, shfaqja me fishekzjarrë shkoi nga 200-400 mijë euro.
Ndër të tjera ai pohoi se Rama edhe para fushate zgjodhi të rrisë taksat.
“Rama kishte kohe dhe para por zgjodhi te rriste taksat dhe tatimet dhe ne vend qe ato para ti kthente tek ju ai i beri rrush e kumbulla me shoket. Sot kerkon serish para me premtime te tjera. Pas kater vitesh shfaqje sot kerkon edhe kater te tjera. Plani im ekonomik nuk ka premtime por shtylla. Ulja e taksave dhe TVSH. Me heqjen e takses rama per naften. 400 milion euro me shume do jene ne xhepat e shqiptareve. Kjo edhte shtylle kryesore. E dyta eshte subvencionet per fermeret. 100 milion euro subvencione te drejtperdrejta. Pa sekser. Ne baze te prodhimit. Nuk ka shtet qe nuk i mbështet fermerët e vet. Vetëm Shqipëria ne kohen e Edi Rames nuk i mbështet fermerët e vet. Ju edhe kur provoni nuk e shisni dot sepse dilni me çmim nen kosto. Une e di se ceshtja e pronave nuk eshte zgjidhur por ska lidhje me subvencionet sepse këto do jepen me numer personal te individit. Subvencionet e drejtperdrejta do zerroni koston e mekanikes dhe me kohen te eliminohet edhe kostoja e plehut ne menyre qe mundi juaj te kthehet ne fitim. 10 mije stazhe do paguhen nga rep e re me vlere 200 mije leke te vjetra ne muaj per 12 muaj. Nga kopshti tek Matura femijet shqiptare do mund te qendrojne ne shkolle deri ne oren 16:00 me dreken e paguar nga buxheti i shtetit. E bukura me pelqen edhe mua por me mbetet ne fyt nese shoh femije pa buke.”, pohoi lideri i opozitës.