Inaugurimi në Holandë, hapen urat e para 3D për çiklistët (VIDEO)

Zyrtarët holandezë kanë inauguruar hapjen e atyre që ata i kanë quajtur “urat e para 3D”, të cilat do të përdoren për herë të parë nga çiklistët.

Ky inaugurim u shoqërua me duartrokitje pasi zyrtarët me kapelet në kokë hipën mbi urën teksa drejtonin biçikletat e tyre në inaugurimin e qytezës juglindore të Gemert të martën.

“Ura nuk është shumë e madhe, por fakti që ka dalë nga një printer, kjo e bën unike,” tha Theo Salet, nga Universiteti i Teknologjisë së Eindhoven-it për televizionin holandez NOS.

Puna për shtypjen e urës, e cila ka rreth 800 shtresa, zgjati rreth 3 muaj pas fillimit të qershorit dhe është bërë nga betoni i përforcuar.

“Një nga avantazhet e printimit të një ure është se ka më pak nevojë për beton. Ky printer depoziton betonin vetëm aty ku është e nevojshme”.

 

 

SHKARKO APP