”Incident i rëndë diplomatik”, Balla: Kërkuam përjashtimin e Berishës për 30 ditë nga Kuvendi
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e quan incident të rëndë diplomatik sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Balla tha se reagimi e Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, lidhur me sulmet e krydemokratit, dëshmojnë se ky incident diplomatik ka marrë përmasa të mëdha. Po ashtu gjatë fjalës në Kuvend, Balla bëri me dije se është depozituar një kërkesë për përjashtimin 30-ditor të Berishës nga Kuvendi.
KOHA JONË SONDAZH

