Indi, aty ku kopja është sport kombëtar

Shumë prej nesh i njohin metodat e kopjimit në shkollë të cilat janë nga më të ndryshmet dhe më të larmishmet. Por nxënësit e një shkolle në Indi e kanë bërë bajat fare duke kopjuar në dritë të diellit. BBC raporton se kopjimi në provime është gjëja më normale në Indi dhe ata nuk e kanë aspak problem të kopjojnë si të munden. Megjithë masat e sigurisë së shkollave, nxënësit shpikin metoda të ndryshme për të kopjuar. Por nuk do të ishte pak më e thjeshtë që të mësonin se sa të kopjonin? Ata mendojnë që jo, madje ndihmohen nga familjarët e tyre për të kopjuar të cilët kacavirren në dritaret e shkollave për t’i ndihmuar. Është e tepërt që të shpjegosh edhe më shumë metodat e tyre, mjafton të shikoni fotot.

SHKARKO APP