Indi – Zgjohet në mëngjes e gjen krokodilin në oborr

Zgjohesh në mëngjes dhe në oborr gjen një krokodil 4 metra të gjatë. I ka ndodhur një shtetasi indian në Orisa të Indisë.

Në momentin kur ka parë mikun e paftuar Dasharath Madkami ka dhënë alarmin në fshat.

Fshatarët kanë lidhur zvarranikun për një pemë.

Fillimisht donin ta vrisnin por nuk u lejuan nga autoritetet. Zvarraniku u shpëtua nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve

Zyrtarët e pyllit donin që ta çonin Krokodilin sërish në digën Satiguda , nga ku dhe kishte ardhur, por fshatarët të frikësuar se ai do të kthehej sërish refuzuan.

Në këtë zonë ndodhen rreth 30- 40 krokodilë. Krokodili ka shkuar në këtë fshat, vetëm një kilometër larg digës, për të lëshuar vezët” tha një zyrtar i pyllit Sushant Nayak për BBC.

SHKARKO APP