India arreston një pëllumb, akuzohet si spiun pakistanez

 

Policia në Indi ka "arrestuar" një pëllumb, i cili dyshohet se është një spiun pakistanez pasi kur u kap mbante një mesazh dhe një "pajisje".

Shpendi " i rrezikshëm" u kap nga oficerët  të cilët e pikasën në afërsi të kufirit me Pakistanit me shenjat e një adrese dhe numër telefoni.

Mesazhi i stamposur shkaktoi përplasje tek oficerët e policisë, pasi ai kishte një shënim të shkruar në gjuhën urdu, gjuha kombëtare e Pakistanit dhe numri i telefonit ishte pakistanez.

Policia tha se nuk u gjetën mesazhe të tjera por gjithsesi masat në kufi mbeten të larta.

Inspektor i lartë i policisë Rakesh Kaushal Pathankot tha për Times of India: "Asgjë dyshuese nuk është gjetur, por ne e  kemi mbajtur shpendin në paraburgim". Ky është një rast i rrallë i një zogu nga Pakistani që kapet këtu. Ne kemi kapur disa spiunë. Zona është e ndjeshme, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Jammu, ku infiltrimi është mjaft i zakonshëm", tha ai.

SHKARKO APP