Injektoi kimikate, 21-vjeçari me muskuj gjigant rrezikon vdekjen
Një djalë nga Rusia po mburret me muskujt e tij në rrjetet sociale, pasi ka injektuar kimikate të rrezikshme për t’i bërë ato të duken më të mëdha. Kirill Tereshin, 21 vjeç, nga qyteti i Pyatigorsk në jug të Rusisë ka ndarë fotografi të formave të çuditshme të trupit në mediat sociale. Bicepset e tij nuk janë rezultat i orëve në palestër, por proteinave. Substanca, e cila nuk është e paligjshme, por është e disponueshme në shumë forma online, përbëhet nga 85 përqind vaj, 7.5 përqind lidokain dhe 7.5 përqind alkool. Mjekët paralajmërojnë se proteinat mund të shkaktojnë embolizëm pulmonar, dëme nervore, infeksione, sklerozë, goditje në tru dhe cista të mbushura me vaj, ose ulçera në muskul.