Instagrami tregon më shumë sesa mendoni për personalitetin tuaj
Instagram është një nga rrjetet sociale më të populluara. Së fundmi, rezulton se është edhe më i përdorur se “Facebook”. Nga ana tjetër, ekspertët e psikologjisë kanë arritur të zbulojnë shumë gjëra për karakterin e njerëzve. Ajo çka ju postoni më shpesh në profilin tuaj, tregon se çfarë ju jeni në të vërtetë. Për shembull njerëzit që postojnë shpesh foto me partnerin apo partneren janë të pasigurt për lidhjen e tyre. Ata, të cilët shpesh vendosin mbishkrime si “dashuria ime”, “zemra ime”, “i imi”, apo “e imja” kanë tendencën të jenë njerëz pozitivë. Një tjetër kategori njerëzish janë ata që postojnë foto nga palestra kanë tendencën të jenë narcistë. Njerëzit, të cilët postojnë foto selfie, apo ku janë të veshur mirë dhe serioz, pa shumë detaje, kanë tendencën të jenë më të respektuar dhe më inteligjentë. Në fund ekspertët kanë bërë edhe lidhjen me filtrat që përdorni dhe domethënien e tyre. Ata që përdorin filtra të ngrohtë si Valencia, janë më popullorë dhe më pozitivë, ndërsa ata që përdorin filtra bardh e zi, apo të errët mund të kenë probleme me depresionin. Në fakt edhe vetë psikiatrit e kanë pranuar këtë fakt, pasi ka rezultuar shumë e vërtetë te pacientët që kuroheshin për depresion.