INSTAT: 3-mujori i parë 2015, punësimi për të rinjtë u rrit me 28,9%
INSTAT jep shifra zyrtare, që historikisht kontestohen nga opozita dhe i shkojnë për shtat qeverisjes. Sipas INSTAT në 3 muajt e parë të këtij viti shkalla e punësimit të të rinjve arriti në 28,9 %, ndërsa në total pjesëmarrja në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç llogaritet në 43,9 %.
Të punësuarit në moshën 15-64 vjeç zënë 63% ndaj totalit, ku 41,1% janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, 18% janë të punësuarit në administratën publike dhe institucionet shtetërore.
Në tremujorin e parë 2015, sipas Anketës së forcave të punës nga INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për femrat është 54,2 % dhe për meshkujt 72,2 %, të cilët rezultojnë me 18 pikë përqindje më të lartë nga femrat, çka tregon kufizim për mundësitë e femrave në punësim.
Në total shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 73,2 %, ndërsa shkalla e punësimit 64,4 %