INSTAT: Ekonomia u rrit 3.21% në 3-mujorin e dytë

Ekonomia e vendit u rrit me 3.21 për qind në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT pohoi se përvec bujqësisë të gjitha degët e tjera të ekonomisë janë me rritje, duke bërë që Prodhimi i Brëndshëm Bruto për të gjithe gjashtë mujorin e parë të jetë rritur me 3.14%.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,70 pikë përqindje.

Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,51 pikë përqindje, aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me +0,43 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,35 pikë përqindje, informacioni dhe Komunikacioni me +0,23 pikë përqindje, industria, Energjia dhe Uji me +0,18 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,17 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,16 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Rritjen më të madhe e patën sektorët tregtisë dhe taksat neto. Eskeprtët e fushës shpojegojnë se rritja e tregtisë lidhet me efektët që ka dhënë formalizimi i ekonomisë. Vjet në tremujorin e dytë, aksioni antinfomalitet nuk kishte nisur ende. Gjithashtu kontribut të lartë në rritjen e PPB-se kanë dhënë edhe taksat neto. Arsyet lidhen me një gumbullimin më të lartë të tatimit të Vlerës së Shtuar dhe me mosdhënien e subnesioneve ndaj sektorëve publikë.

Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,48 %.

Grupi i industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 1,40 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, ku ndikimin kryesor në këtë rritje ka dhënë nën grupi industria Përpunuese e cila në vetvete u rrit me 2,36 %, industria Nxjerrëse vijon performancën negative duke shënuar rënie me 18,07 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 pati rritje prej 1,81 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 4,98 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 10,02 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 3,85 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8,07 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 10,23 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e dytë të vitit 2016 pati rritje me 3,28 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e dytë të vitit 2016 pati rritje me 8,32 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Taksat Neto mbi produktet në tremujorin e dytë të vitit 2016 patën rritje me 5,83 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Negativisht ka kontribuar Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,32 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,72 pikë përqindje.

SHKARKO APP