INSTAT: Eksportet bien me -6.4%

Në muajin qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliard lekë, duke u ulur me 6,4% në krahasim me qershorin 2015 dhe rritur me 10,1% në krahasim me maj 2016.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar sot nga Instituti i Statistikave, importet e mallrave në muajin qershor 2016 arritën vlerën 51 miliardë lekë, duke u rritur me 4,1% në krahasim me muajin qershor 2015 dhe duke u ulur me 1,6% në krahasim me majin e 2016-ës.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28 miliardë lekë, duke u rritur me 14,4% krahasuar me qershorin e 2015-s dhe duke u ulur me 9,3% në krahasim me maj 2016.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9% të gjithë tregtisë. Në qershor 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63,2% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (39,8%), Kina (7,8%), Greqia (7,2%) dhe Turqia (6,1%)

Në muajin Qershor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2015 janë Italia me 28,5%, Greqia me 40,6% dhe Serbia me 7,3%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 36,2%, Maqedonia me 9,9% dhe Spanja me 80,3%.

Në muajin qershor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me qershor 2015 janë:Italia me 7,0%, Kina me 51,0% dhe Turqia me 15,2%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Greqia me 13,1%, Serbia me 27,6% dhe Franca me 21,6%

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “tekstile dhe këpucë” me +5,3 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rritja vjetore e importeve prej 4,1 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +7,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje”, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me -1,7 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,1 pikë përqindje.

SHKARKO APP