INSTAT: Importet nga Gjermania llogariten 31,255 milionë lekë

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në muajin korrik të këtij viti llogariten 6.1 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në muajin korrik importet drejt Gjermanisë llogariten 11.1 % të totalit të mallrave të importuara, ndërsa eksportet zunë 4.2 % të totalit të mallrave të eksportuar.

Referuar raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT-i, importet për periudhën janar-korrik llogariten 31,255 milionë lekë dhe eksportet 708 milionë lekë. Në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 3.067 milionë lekë, pasuar nga grupi “ushqim, pije dhe duhan” me 605 milionë lekë.

Gjatë periudhës shtatëmujore janar-korrik 2016, importet për zërin makineri pajisje dhe pjesë këmbimi llogariten 12,758 milionë lekë nga 10,174 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë në vitet e ardhshme parashikon projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës. Kontributi 25-vjeçar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliardë euro duke u kthyer në partnerin tonë më të madh bilateral.

Rëndësi e veçantë pritet t’i jepet në këtë bashkëpunim edhe nxitjes së investimeve në sektorët strategjikë, si zhvillimi ekonomik, turizmi, bujqësia, transporti dhe infrastruktura, e kombinuar me nxitjen e punësimit dhe trajnimit profesional.

SHKARKO APP