INSTAT: Papunësia tremujorin e parë në 12%

Në raportin e sa më të fundit, Instituti i Statistikave lajmëroi se shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti është 12%. Lidhur me këtë, INSTAT bëri të ditur që numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar për periudhën Janar-Mars të këtij viti, ka kaluar në shifrën e 4.3% dhe rezulton më i ulët në krahasim me në të njëjtin tremujor të vitit pararendës.
Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ky tregues paraqitet me një ulje prej 6.2%.

Numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të parë të 2016-s është rreth 139 mijë. Qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës kanë numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. 4 për qind e tyre në rang vendi kanë përfituar pagesë papunësie.

Sipas strukturës, 39.5 për qind e të punësuarve është në sektorin e bujqësisë, pasuar nga shërbimet e tregut me 24.2 për qind. Shërbimet jo të tregut zënë 16.6 për qind, ndërsa industria përpunuese dhe ndërtimi janë përkatësisht në nivelin 9.8 dhe 7.2 për qind. Struktura e punësimit mbyllet me industrinë nxjerrëse me 2.6 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?