INSTAT: Rritet numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë, por vetëm 2% vijnë për biznes

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur këtë vit, por vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kjo rezulton nga të dhënat e Institutit të Statitikave. Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në territorin shqiptar kanë hyrë 487.271 shtetas të huaj ose 6135 persona më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.  Por INSTAT raporton se mbi 98% e të huajve që prekin tokën shqiptare vijnë për arsye personale, ku përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj.

Ndërkohë që vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kundrejt tremujorit të vitit të kaluar, numri i të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi është rritur me vetëm 828 persona nga 6135 shtesas të huaj që kanë hyrë më shumë në këtë periudhë. Ky nivel i ulët i të huajve që e shohin vendin tonë si një mundësi biznesi nxjerr në pah shumë probleme, raporton Oranews.

Së pari, dëshmon për klimën ende jo të favorshme tëtë bërit biznes në Shqipëri, si pasojë e problemeve me pronësinë mbi tokën, burokracive administrative, korrupsionit dhe evazionit të lartë, si dhe rritjes së taksave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, ku kryeson Serbia po bëhen atraktive për investitorët e huaj jo vetëm nëpërmjet eleminimit të barrierave, por edhe ofrimit të lehtësive fiskale, sic është subcencionimi nga shteti i krijimit të vendeve të reja të punës, toka falas apo përjashtimi nga taksat për një periudhë disa vjecare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?