INSTAT: Shkalla e papunësisë bie -1.1%

Gjatë tremujorit të dytë 2016, në Shqipëri shkalla e papunësisë sipas definicionit të ONP për popullsinë 15-74 vjeç, është 15,5 %.

Sipas Anketës së Forcave të Punës, publikuar bga Instituti i Statistikave, krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie prej 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë 2016 u ul me 1,5 pikë përqindje.

Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë 2016 është 15,9 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshë, shkalla e papunësisë është 17,0 % dhe për femrat 14,6 %.
Krahasuar me tremujorin pararendës, në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë për femrat e moshës 15-64 vjeç ka rënë me1,3 pikë përqindje. Ndërsa për meshkujt ka rënë me 0,8 pikë përqindje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë tremujorit të dytë 2016 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 29,9 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Edhe në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2016 është 4,3 pikë përqindje më e ulët. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e dytë 2016 shkalla e papunësisë është 11,9 %. Krahasuar me tremujorin pararendës për këtë grup-moshë pati një rënie të shkallës së papunësisë me 1 pikë përqindje. Edhe në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie të lehtë me 0,2 pikë përqindje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?