INSTAT: Turistët e huaj në Shqipëri, u dyfishuan tremujorin e dytë

Dukuria bëhet me dije nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, ky numër arriti në 229.632 pushues të huaj, nga vetëm 184.480 të tillë që korrespondonin për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke folur kështu për një shtim të interesit të të huajve për Shqipërinë si një destinacion turistik.

Gjithashtu, të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, 86.4% e vizitorëve të huaj hynë në territorin shqiptar përmes tokës, 10.7% përmes ajrit dhe 3.0% e tyre përmes detit. Duke përfunduar me faktin se teksa turistët  nga vendet e Europës turistët zunë 95.1% të totalit të shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë, ata nga vendet Evropës Jugore u rritën me nivelin prej 25.6% dhe ata nga vendet e Evropës Perëndimore me nivelin prej 15.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë në një viti më parë.

 

SHKARKO APP