Integrimi, Ballkani me strategji: Të ndryshohet imazhi negativ

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) do të krijojnë një strukturë të përbashkët për lehtësimin e procesit të zgjerimit në familjen europiane. Shqipëria, Bosnjë–Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë tashmë angazhimin për të krijuar një grupim që do të njihet si “Advocacy Group” dhe që do të ketë si qëllim kryesor ndryshimin e imazhit negativ, si dhe të lehtësojë aksesin e gjithë rajonit në Bashkimin Europian.

“Kapacitetet administrative të kufizuara të Ballkanit Perëndimor për çështjet e BE-së dhe kanalet zyrtare të avokimit kërkojnë përfshirjen e aktorëve të ndryshëm si: akademikë, komunitetin e biznesit, media, etj.. Kjo do ta bënte më të shpejtë integrimin në BE. Angazhimi i këtyre aktorëve do të shërbente si një burim me vlerë për procesin dhe për rritjen e qasjes në insitucionet europiane”.

Strategjia parashikon edhe ‘sjellje’ konkrete që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë ndaj shteteve për çështje të ndryshme, si emigracioni, historia, ushqimi, tregtia, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokument thuhet se:
“Për Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, vendet e Ballkanit kanë dhanë prova se janë partnerë të qëndrueshëm dhe bashkëpunues. Kërkohet më shumë angazhim për të tjekaluar pengesat e mundshme dhe rritjen e investimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Slloveninë dhe Kroacinë, kërkohet që të negociohet për aspekte të ndryshme si ekonomia, kultura në mënyrë të veçantë dhe të ndarë nga procesi i integrimit.

Për Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë kërkohet më shumë angazhim në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Për Francën, Benelux dhe vendet nordike, gjashtë vendet e Ballkanit duhet të bëjnë përpjekje për të rritur investimet dhe bashkëpunimin kulturor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?