Integrimi, Rama e lë fajin te Basha: S’mbajti premtimin

Në 17 prill, Komisioni Europian do të publikojë raportin për strategjinë e Zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, aty ku do të mësohet dhe fati i Shqipërisë. Kreu i qeverisë Edi Rama, prej disa ditësh është në Bruksel, aty ku sigurohet që të marrë mbështetjen e duhur, por diçka jo shumë pozitive pritet.

Këtë e nënkuptoi vetë Rama, i cili gjatë një interviste ka deklaruar se: ”Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu sëbashku me kryetarin e opozitës, sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona”.

Më tej Rama ka theksuar se nuk po kërkon favor, apo dhuratë, por për të hapja e negociatave të integrimt, duhet të jetë një rekomandin i qartë.

“Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave. Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria’,nënvizoi kreu i qeverisë.

Janë 17 pesha shtoi Rama, ”të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut. Pra pastrimi i sistemit ka nisur”.

SHKARKO APP