Interkonjeksioni me Maqedoninë nis në 2017, OST marrëveshje me KfW

Operatori i Sistemit të Transmetimit nënshkroi sot marrëveshjen me bankën gjermane KfW për financimin e linjës 400 kw te interkonjeksionit me Maqedoninë.

Administratori i OST, Engjell Zeqo, tha se ndërtimi i këtij projekti do të nisë vitin tjetër.

Ai theksoi se ky projekt shume i rendesishem per sektorin energjitik ne vend dhe integrimin e sistemit energjitik me rajonin.

Ndërsa Ambasadorja e gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, tha se investimet gjermane synojnë të rrisin mirëqënien në Shqipëri dhe të ulin emigrimin.

“Ky projekt ka shume rendesi per sektorin energjitik ne Shqiperi. Ne kemi investuar dhe do vijojmembeshtetjen per Shqiperine” deklaroi ajo.

Kjo linjë e interkonjeksionit përfundon lidhjen energjitike të Shqipërisë me të gjithë vendet fqinje.

Projekti përfshin linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan.

Investimi përfshin 50 milion euro kredi me financim gjerman dhe 14 milionë euro të tjera janë grante nga BE.

SHKARKO APP