Interneti ju bën të mendoni se jeni më të zgjuar nga c’jeni në të vërtetë

 

Së fundmi janë zhvilluar disa hulumtime shkencore që vërtetojnë se përdoruesit e internetit ndihen vërtet më të zgjuar kur e aksesojnë atë. Një studim i ri psikologjik nga Universiteti Yale në Shtete e Bashkuara zbuloi se ata njerëz të cilët kanë akses në një motorr kërkimi online gjatë hulumtimit janë tepër të sigurt dhe me vetbesim në njohuritë e tyre përreth botës, krahasuar me personat që nuk përdorin vegla dixhitale.

Ky eksperiment i cili si fillim u bë publik nga Telegraph, u testua në 1000 studentë. Përfshinte 9 ushtrime të ndryshme ku në secilin prej tyre kërkuesit krahasuan inteligjencën e vetëperceptuar nga njerëzit që ishin duke përdorur internetin për të marrë informacione rreth një teme dhe të atyre që përdorën metoda me analoge dhe jo mjete teknologjike. Rezultati tregoi se kërkimi informacionit në internet i bën njerëzit të mendojnë se ata dinë më shumë se ç’dinë në të vërtetë, edhe për gjërat që ata nuk kanë pasur njohuri më përpara.

Sipas kreut të shefit të skuadrës të hulumtuesve, Matthew Fisher, këto mblivlersime të tepruara të inteligjencës për shkak të aksesimit të internetit janë një paralajmërim për brezat e ardhshëm, sidomos kur vjen puna tek marrja e një vendimi të rëndësishëm. Interneti bën që të zbehet ajo vija ndarëse mes asaj që mendoni se dini dhe asaj që dini vërtet. Konkretisht nëse ju kërkoni në Google ‘ëmbëlsira italiane’ kjo nuk do të thotë që ju dini të gatuani një tiramisu. Prandaj duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të vlerësojnë në mënyrë të drejtë inteligjencën tonë pa pasur ndikimin e internetit. (PCWorld Albanian)

SHKARKO APP