Investigimi/ Skandali në AKU. Produktet e skaduara nuk asgjesohen. Rihidhen në treg

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell një skandal nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Bëhet fjalë për produkte bulmeti të kompanive MIRELI dhe “Betim Lushkja” në Kavajë të cilat kanë qënë të bllokuara nga AKU. Ndërkohë që subjektet ishin të bllokuara për efekt kontrollesh, një pjesë e produkteve kaluan datën e skadencës. Në këto kushte, duhej kryer asgjësimi i tyre. Në prani të përfaqësuesve të AKU, në prani të përfaqësuesve të drejtorisë së Tatimeve dhe në prezencë të përfaqësuesve të kompanive.

Por asgjësimi nuk ndodhi dhe nga infot tona, këto produkte u rihodhën në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimit të gazetarëve të Dosja Investigative, drejtori I Përgjithshëm i AKU iu përgjigj me heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më shumë, ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative të gazetarit Elio Laze.

Dosja Investigative/ Skandali në AKU. Produktet e skaduara nuk asgjesohen. Rihidhen në treg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?