Investimet e huaja- Bullgaria e para në Europë, e treta në botë

Sipas renditjes vjetore të Procesit të Nënkontraktimeve të Biznesit dhe Indeksit të Shërbimeve të Përbashkëta 2015, Bullgaria është e treta në botë për sa u përket kushteve të Investimeve të Huaja Direkte dhe e para në Europë.

Sipas ministrit bullgar të Ekonomisë, Bozhidar Lukarski, vendi i tij po zhvillohet suksesshëm për sa i përket nënkontraktimeve dhe industrisë së Teknologjisë së Informacionit.

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe nënkontraktimet dhe sektori i shërbimeve të biznesit janë motorët kryesorë për hapjen e vendeve të reja pune në vend.

Lukarski nënvizoi se Shoqata Europiane e Nënkontraktimeve nuk e zgjodhi Sofjen rastësisht si vendin për të prezantuar iniciativën e zbatimit e standardeve globale për industrinë e nënkontraktorëve.

Sipas tij, standardet do të përmirësojnë efektivitetin dhe vlerën e këtyre shërbimeve edhe për furnitorët e konsumatorët, si dhe të kontribuojnë në rritjen e profesionalizmit në këtë sektor.

Kësaj iniciative do t’i bashkohen edhe Rusia, Kina, Spanja, ShBA-ja, Afrika e Jugut, Egjipti, Shqipëria dhe Polonia.

SHKARKO APP