Investimet publike – Buxhetet ndër vite, kryeson 2009

Shpenzimet kapitale janë zëri më i debatuar në buxhetin e shtetit, jo vetëm kur ky ligj diskutohet, por gjatë gjithë vitit. Kështu që nga hartimi dhe deri në mbylljen e vitit buxhetor, investimet publike janë në qendër të vëmendjes edhe për realizimin e tyre.

Kështu referuar variantit paraprak të buxhetit të vitit 2018 investimet publike janë  planifikuar në masën 77.6 miliardë lekë, ose 4.5 % e gjithë buxhetit. Kjo vlerë është  me lartë se ajo e planifikuar për  vitin 2017, ku investimet janë llogaritur 74.1 miliardë lekë ose 4.6 % e buxhetit.

Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje te mëdha gjate këtyre viteve, ku vlera më e lartë shënohet në vitin 2009 në 95.9 miliardë lekë. Referuar treguesve makro-ekonomik të këtyre viteve rezulton se  vlera e shpenzimeve kapitale ne vite te jete:

2009 95.8 miliardë lekë

2010  67.4 miliardë lekë

2011  70.6 miliardë lekë

2012  61.6 miliardë lekë

2013  65.4 miliardë lekë

2014  60.7 miliardë lekë

2015  63.1 miliardë lekë

2016  59.4 miliardë lekë

2017  74.1 miliardë lekë

2018  77.6 miliardë lekë

Edhe pse thuajse jemi ne muajt e fundit të këtij viti ecuria e investimeve publike nuk është realizuar në masën e pritshme. Sipas statistikave të ministrisë së Financave, për 8 mujorin ka një realizim prej 35.1 miliardë lekë ose 47 % e gjithë planit vjetor.

SHKARKO APP