Investimi i Bashkisë, rrugë e re në zonën e Astirit

Periudha e verës po shfrytëzohet maksimalisht nga Bashkia e Tiranës për të realizuar investimet në përmirësimin e infrastrukturës, ku një vëmendje të veçantë i është kushtuar zonave në periferi.

 Mjetet e rënda të Bashkisë po punojnë me intensitet për ndërtimin e rrugës “Tom Plezha” në zonën e ish-komunës së Kasharit, e cila u vjen në ndihmë qindra familjeve që jetojnë në zonën e Astirit.

 “Këtë verë vëmendja tek Astiri – Unaze e Re. Fillon rruga Tom Plezha që dhe ish-zonat e komunës Kashar të trajtohen njësoj në Tiranën e madhe ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

 

SHKARKO APP