iPhone 8 klonohet ende pa dalënë treg (Video)

Modeli më i ri i telefonit të Apple i cili ende nuk ka dalë në treg, iPhone 8 tashmë është klonuar tërësisht.

Edhe pse pritet të lancohet në shtator zyrtarisht, pajisja e re e Apple tashmë e la klonin e saj në Kinë, i cili është parë online.

Thashethemet dhe sugjerimet e shumta rreth dizajnit të iPhone 8 me sa duket janë dëgjuar nga ata që e kanë bërë klonin e këtij modeli të telefonit, sepse për këtë të fundit tashmë ka edhe një video e cila po qarkullon në kanale të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por natyrisht se edhe nëse ky klonim i iPhone 8 del në treg, njerëzit do ta dallojnë atë, sepse i njëjti bazohet në Android dhe për nga dizajni duket se është bërë keq, prandaj kopjuesit nuk do të arrijnë ta mashtrojnë askend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?