IQT kontrolle të befasishme në pikat e shitjes për cilësinë naftën
Pikat e tregtimit me pakicë të naftës janë kontrolluar në mënyrë të befasishme nga IQT, duke marrë monstra për të verifikuar cilësisë dhe standardin e tyre.
Në inspektim ka qënë e pranishme drejtore e IQT-së, Ejana Xhixha, e cila deklaroi se janë rritur ndjeshëm kontrollet, dhe nga ana tjetër edhe penalizimet për distributorët e pakicës, që tregtojnë karburante pa cilësi. Vec cilësisë objekt kontrolli ka qënë edhe ligjshmëria dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë këto subjekte.
"Duke krahasuar kontrollet periodike të kryera në 2013, kanë qenë gjithsej 3500 ndërsa në 2014 kemi një rritje prej 44 për qind me një total prej 5 mijë mostrash të mara gjatë këtij viti kalendarik dhe janë penalizuar nga IQT për shkelje të standardeve 281 subjekte.
Një pjesë për cilësinë, ashtu dhe për pjesën e dokumentacionit teknik-ligjor që ligji i detyrojnë subjektet të rinovojnë apo plotësojnë", thotë Ejana Xhixha, Drejtore e Inspektoriat Qëndror Teknik.
Drejtorja e IQK-së kërkoi bashkëpunim edhe nga konsumatorët për të denoncuar rastet kur pikat e karburanteve tregtojnë naftë dhe benzinë pa cilësi.
"Ne i bëjmë të qartë publikut që jemi në përmbushje të funksionit tonë ligjor për të garantuar një cilësi mjedisore brenda standardit të lejuar, ashtu sikurse kërkojmë bashkëpunimin me gjithë konsumatorët dhe publikun për të raportuar pranë institucionit tonë, në faqen tonë të internetit të gjitha shqetësimet që ata kanë për rastet konkrete", tha Xhixha.
Kontrolli i IQT-së mbi subjektet e tregtimit të hidrokarbureve do të shtrihet në gjithë vendin, për të garantuar kështu konsumatorin për cilësinë e produktit që marrin.