Irfan Hysenbelliu: Historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë

Placeholder Image

Televizioni i parë informativ në vend, Neës24 festoi mbrëmë 15 vjetorin e transmetimit të parë të tij. Një histori suksesi e drejtuar me profesionalizëm dhe me ambicien për të qenë i pari tek lajmi dhe për ta dhënë atë me vërtetësi, Neës24 mblodhi dje politikanë të të gjitha krahëve, intelektualë, përfaqësues të klerit por dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. I ndjekur tashmë edhe në platformat dixhitale përtej kufijve, Neës24 është bërë dritarja e shqiptarëve në të gjithë rajonin. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në festën gala zv.kryeministri i qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, Zv/kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga. Nuk i munguan festën së djeshme të televizionit më të madh informativ në vend edhe përfaqësues të klerit në Shqipëri.

Politika

Siç ndodh dhe në studiot e News24, politikanë të të gjitha krahëve ishin të pranishëm për të festuar në këtë jubile kuptimplotë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përshëndetën presidentin e kompanisë “Hysenbelliu grup”, Irfan Hysenbelliu dhe drejtuesit e televizionit për përpjekjet e tij për ta bërë këtë televizion zërin e së vërtetës.

Presidenti i “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu: Historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë.

Në fjalimin që mbajti para 1500 të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve, në 15-vjetorin e “Neës 24”, Irfan Hysenbelliu, Presidenti i “Focus Media Group”, e quajti këtë televizion një investim për shoqërinë, duke e njësuar me zërin e të pafuqishmëve.

“I nderuar zoti President, i nderuar zoti Kryetar i Parlamentit, i nderuar Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe të nderuar miq nga vendet fqinje! Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare! Është nder i veçantë t’ju mirëpres të gjithëve në këtë 15-vjetor për të festuar një moment të rëndësishëm për ‘Neës 24’. Është kaq e mrekullueshme të jesh në praninë e personaliteteve të tilla. Ky përvjetor është i veçantë për mua. Është frymëzuese kjo histori e shkurtër, është model i suksesit. Historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë. Është e veçantë, sepse mishëron pasionin, përpjekjet e qindra djemve e vajzave që i dhanë shpirtin kësaj risie që do të mbërthente shqiptarët para ekranit dhe do të bëhej modeli për shumë media të tjera. Pas eksperiencës së fëmijës tim të parë mediatik, gazetës ‘Panorama’ -një tjetër histori suksesi- ju bashkova këtij projekti të veçantë me vendosmërinë për të arritur një impakt. ‘Neës 24’ nuk është biznes, por investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit. Ky është impakti që kisha ëndërruar, por ‘Neës 24’ u ngrit mbi këtë filozofi”, tha Hysenbelliu.

“Në këto vite ia kemi dalë ta rrisim për ta bërë më modern, më të pavarur dhe të paanshëm, historia frymëzuese e këtyre viteve është modeli i së ardhmes. Një televizion që u shërben më shumë shqiptarëve. Dhjetëra gazetarë, spikerë, drejtues emisionesh, punonjës të shkëlqyer që kanë mirënjohjen time pa kufi. Urime të gjithëve në këtë festë të mrekullueshme”, deklaroi Presidenti Hysenbelliu.

Në festën e “News 24” ishin të pranishëm personalitetet më të larta shtetërore, që nga Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministra dhe politikanë të tjerë nga të gjitha kahet. Në pamundësi për të qenë në festë, Kryeministri Edi Rama përshëndeti të pranishmit me një mesazh video.

Kryeministri Edi Rama: “News 24” nuk bëhet palë me asnjë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka munguar festës së 15-vjetorit të “News 24”. Ndonëse jo i pranishëm fizikisht, ai ka qenë aty për të dhënë një urim nëpërmjet një video-mesazhi.

“Në pamundësi për të qenë fizikisht në festën e ditëlindjes së ‘Neës 24’, dëshiroj të shpreh një vlerësim të sinqertë për rrugëtimin e këtij televizioni. Deri më sot, është si një ditare informacioni, si një dritare debati, si një dritare ku pavarësisht se mund t’i shquash edhe ato tipare karakteristike të mediave në tërësi dhe pragmatikave të tyre, nuk ndjek një axhendë të parashkruar për t’u bërë palë me dikë apo e dikujt; apo për të nxjerrë përfitime të drejtpërdrejta përmes keqpërdorimit të informacionit, të lajmit, axhendës dhe debatit. ‘Neës 24’ është i mbarë dhe i uroj rrugë të gjatë dhe 15-vjetor të lumtur”, tha Rama.

 

 

 

SHKARKO APP