Ironia e natyrës, antilopa i mbijeton mbytjes por…
Natyra ndonjëherë rezervon shaka tepër mizore. Një antilopë afrikane i mbijetoi mbytjes në lumë, por nuk jetoi gjatë.
Fotografi Paolo Torchio u bë dëshmitari i skenës mizore në “Maasai Mara National Reserve” të Kenias. Një kope antilopësh afrikane, me rreth 100 syrësh u përpoqën të kalojnë lumin Mara, rryma e të cilit në këtë periudhë është tepër e fortë.
Për pasojë e gjithë kopeja u mbyt, përveç një antilope të hutuar, që eci drejt një hipopotami. Paolo thotë se nuk priste që të ndodhte ajo që ndodhi; hipopotami iu vërsul antilopës dhe e shqeu atë brenda pak minutash.
Mishi nuk bën pjesë tek preferencat e hipopotamëve, por në raste ekstreme urie, ata e konsumojnë atë.